Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Gjakovë

Një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit nga Policia, për plagosjen e dy personave mbrëmë në Gjakovë.

Policia e Kosovës raporton se sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit e rastit të plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Bardhyl Qaushi” në qytetin e Gjakovës.

Policia bënë të ditur se gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

I dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Read Previous

Propozohet që të shtohen edhe dy festa zyrtare në vitin kalendarik

Read Next

Pas raportimit të TV Syrit largohen mbeturinat afër banesave sociale