Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht familjarët, më saktësisht dy gra duke shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.
Për këtë rast i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”