Arrestohet një grua, keqtrajtoi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Graçanicë, pasi që njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

E gjithë ngjarja raportohet se ka ndodhur në prezencën e zyrtarëve policorë.

“Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Sot vazhdon seanca për programin qeverisës

Read Next

Çka tha kryeministri Kurti pas darkës në Bruksel?