Arrestohet në Jarinje një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Dje në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, ka bërë të ditur policia./Gazetasinjali

Read Previous

Gjermania regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19

Read Next

A e dëmtojnë gjethet ngjyrën e veturës?