Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga Suhareka, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh burgim, sipas urdhëresës gjyqësore të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook. /Klankosova.tv/