Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një argjendari në Gjakovë

Rastet e vjedhjeve po shënohen në qytete të shumta të Kosovës, ku po e pësojnë qytetarë e biznese të shumta. Një ngjarje e tillë ka ndodhur para dy ditësh edhe në qytetin e Gjakovës.

Policia ka njoftuar për media se dje është arrestuar i dyshuari i cili me datën 26 qershor kishte kryer vjedhje në një argjendari në Gjakovë.

I dyshuari në orët e para të së shtunës kishte vjedhur nga ky lokal një zingjir vlera e të cilit arrin shumën prej 600 eurove.

Pas arrestimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali

Read Previous

​Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

Read Next

​Konjufca po qëndron në Bruksel në samitin e dytë të Parlamentit Evropian