Hajni që kryente vjedhje në disa banesa në Gjakovë më në fund ka rënë në prangat e Policisë.
I dyshuari është arrestuar mbrëmë, rreth orës 21:30 dhe është dërguar në stacion policor për intervistim.
Në konsultim me prokurorin, të njëjtit i ëshë caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kujtojmë se rastet e vjedhjeve në banesa e shtëpi të ndryshme në Kosovë kohëve të fundit janë rritur shumë, duke shkaktuar kështu pasiguri te qytetarët.
/GazetaSinjali/