Arrestohet autori nga Gjakova, libri i tij posedon elemente të nxitjes e përçarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në orën 11:50 në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit.

Të dyshuarit i janë sekuestruar disa libra të cilat do të hetohen nga njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në polici rasti është duke u hetuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Read Previous

Emrat e kandidatëve që synojnë t’i qeverisin shtatë qytetet e Kosovës

Read Next

Më shumë se 300 persona të vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi Haitin