Arrestohet Aleksandër Gjoka

Këngëtari i njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës sepse mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident.

Në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, atij i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar i dehur.

Mësohet se aktualisht Aleksandër Gjoka ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa efektivë të Policisë janë duke e ruajtur në spital pasi akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, pilote në ShBA

Read Next

Mathieu Valbuena flet pas rikthimit të Benzema në kombëtaren e Francës