Arrestohen tre shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona, shtetas të Turqisë, pasi që të njëjtit kanë tentuar që përmes Aeroportit të Prishtinës të fluturojnë në Gjermani me dokumente italiane që dyshohet se kanë qenë të falsifikuara.

Personat e ndaluar janë O.V., 24-vjeçar, R.D., 23-vjçar dhe O.O., 26-vjeçar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

OBSH do të bashkëpunojë me Kinën mbi origjinën e COVID-19

Read Next

Thirrje për ndihmë për Art Muçaj