Arrestohen tre shtetas malazezë në Deçan

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar tre persona më Deçan, pasi dyshohet se në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT- Deçan / 24.11.2024 – 10:00. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Malit të Zi pasi që të njëjtit në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”/gazetaexpress/

Read Previous

Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Read Next

Ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler