Arrestohen katër persona në Pejë, të njëjtit ishin në kërkim nga policia

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar.

“Në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër  persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale: Tre persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër  vite burg, dhe një person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë””, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje”  janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Read Previous

Gjirokastër, 72-vjeçari e lyen me benzinë dhe i vë flakën bashkëshortes

Read Next

SMS mirëseardhje nga operatori serb në afërsi të Manastirit të Deçanit, deputetët kërkojnë sqarime