Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në veturën e tyre u gjet drogë.

Ata u prangosën nga policia federale gjermane dhe ajo holandeze, të enjten e kaluar pasi që dyshohen trafikim të drogës, transmeton Klankosova.tv

Aksioni u realizua nga një ekip policor ndërkufitar, të cilët kontrolluan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç.

Të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten.

Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.

Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve./Klankosova.tv

Read Previous

Ligji i pagës minimale, Murati akuzon Kushtetuesen për vonesë në publikimin

Read Next

Akil Gjakova në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike