Arrestohen dy persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë vjedhur 48 kapak të pusetave

Si kjo edhe 47 kapak të tjerë të pusetave mungojnë në shëtitoren e lumit Krena në qytetin e Gjakovës. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se njëri prej tyre vodhi kapakët e 48 ujëmbledhësve përgjatë e tjetri nën dyshimin se i bleu kapakët nga i dyshari për vjedhje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës Ardian Gjini. Në rrjetin e tij social Facebook Gjini mes tjerash ka shkruar : “Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Kam dëshirë të ju njoftoj se Gjakova ka të vendosura numër të madh të kamerave publike, gjë që na rendit si qytetin më të sigurt në të gjithë vendin. Askush nuk do të tolerohet për dëmtimet e pronës publike. Qyteti na takon të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi të gjithë për ruajtjen dhe sigurinë e tij”, ka shkruar Gjini mes tjerash.

Sipas të parit të komunës vlera e kapakëve të vjedhur është rreth 3 mijë euro dhe se tani duhet kohë derisa të kalojnë procedurat e prokurimit për vendosjen e kapakëve të rinj. Përndryshe secili që dëmton pronën publike por edhe atë private do të ndëshkohet sipas ligjit.

Read Previous

Kryeministri Kurti flet për përplasjen me kryeministren Bërnabiq

Read Next

Në spitalin “Isa Grezda” asnjë pacientë që trajtohet për Covid-19