Arrestohen dy mësimdhënës, rrahën nxënësin e tyre 12-vjeçar

Dy mësimdhënës kanë rrahur një nxënës të moshës 12 vjeçar në shkollën e fshatit Shkozë të Malishevës , duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se “më 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor  se fëmija i tij i moshës 12 vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. “Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës”.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy të dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Dy të dyshuarit janë në ndalim policor prej 48 orësh.

Read Previous

Sot zhvillohet ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës

Read Next

Sot në Rezallë rivarrosen eshtrat e martirëve të gjetura në Kizhevak të Serbisë