Arrestohen 5 persona në Rahovec

Një përleshje fizike ka ndodhur në fshatin Pataqan të Epërm të Rahovecit ku pesë persona janë të përfshirë dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor. Rastin për Mediumin Syri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

“Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Read Previous

Ministri Peci liron nga detyra këshilltarin Hysen Muzliukaj

Read Next

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve më i madh në maj 2023, krahasuar me një vit më parë