Arrestohen 48 zyrtarë policorë dhe 2 doganierë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një operacion i nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në pikat kufitare në Gjakovë dhe Prizren ka vënë në pranga si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion 48 zyrtarë policorë dhe 2 dy nga shërbimi doganor o Kosovës.

Ekipi i televizionit SYRI ka vizituar të dy pikat kufitare në Gjakovë.

Ndër të tjera kryeshefi ekzekutiv i inspektoriatit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy komandantët e pikave kufitare të regjionit perendimor, Ramiz Ahmeti dhe Xhavit Lokaj.  

Ndërkaq  kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi përmes një konference për media ka bërë të ditur se 10 persona janë në arrati disa prej tyre jo shtetas të Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi e vlersoi si të sukseshëm operacionin e sotëm i cili ishte rezultat i punës një vjeçare tutje theksoi se ka qenë  dy prokurorë të angazhuar për hetime.

Ndërkaq kujtojmë që operacioni i koduar me emrin ‘’Pika’’ është duke u përkrahur edhe  nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Njëherit  Drejtori i përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë menjëherë vendimin për suspendimin e zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.

Read Previous

Shkrimtari Agim Gjakova promovon dy romane

Read Next

Familja Gashi, e vetmja që kultivon racën më të veçantë të deleve në Kosovë