Arrestimi i Metës, Vlahutin: Reforma në Drejtësi me fuqi të plotë, nuk ka të paprekshëm

Ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin reagoi sot pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta.

Vlahutin thekson se nuk ka të paprekshëm dhe se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.

“Reforma në Drejtësi në Shqipëri me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë”, shkruan Vlahutin në platformën X.

Vlahutin nënvizoi se, drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht.

Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK. /ATSH/

Read Previous

Ukraina nis ndërtimin e dronëve Sting që pritet “të shkatërrojnë” dronët iranianë Shahed të Rusisë

Read Next

Moti i keq në Itali, makina gëlltitet papritur nga një gropë në rrugë