Një person është arrestuar pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur. Viktima pasi është marrë në intervistë është kthyer tek familjarët e saj.
Raporti i plotë i policisë:
“Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”