Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se partitë opozitare janë pajtuar që të bllokojnë Kuvendin me qëllim të parandalohet formimi i qeverisë Kurti 3. Ai nuk e ka mohuar tentimet për të bindur deputetët e partive të tjera për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Muja në një konferencë për medie pas dështimit të 23-të të formimit të Kuvendit të Kosovës, tha se këta deputetë që kanë dilema për të votuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare votuan për Zajdenicën, demarkacionin e Gjykatën Speciale.
“Pajtohem qëllimet e PDK-së dhe partive opozitare janë që të bllokohet Kuvendi me qëllim që të parandalohet formimi i qeverisë Kurti. Sot ishte në procedim procedura për administrimin e votës së fshehtë, nuk ishte votimi për një kandidat. Ne dëgjojmë shumë deklarata të opozitës, por duhet t’iu rikujtoj se lidhur me këto dilemat e Albulena Haxhiut ka shumë deputetë të opozitës që nuk ishin fare dilema kur votuam për Zajedincën, aminstimin e serbëve në veri, demarkacionin dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, tha ai.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se si parti e parë e dalë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë bërë përpjekje dhe çdogjë që është kërkuar për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, nuk është fare i fshehur fakti se deputetët e kësaj partie po bëjnë përpjekje për konstituimin të Kuvendit.
“Nuk është fare e fshehur kjo punë që edhe deputetët tonë, qoftë individualisht ose me subjekte, është publike që ne po bëjmë përpjekje, çfarëdo që po mundemi që ta konsistuojmë Kuvendin. S’shoh diçka të jashtëzakonshme. Sigurisht që këto diskutime mund dhe do të bëhen në të ardhmen edhe me Limajn. Por në lidhje me formimin e qeverisë pastaj konstituimit të Kuvendit i takon kryeministrit Kurtit të gjejë forma dhe partneritet për krijim të qeverisë përmes kompromiseve dhe konsecioneve”, theksoi ai. /KosovaPress/