Armë të sekuestruara dhe pesë persona të arrestuar, reagimi profesional i policisë së Gjakovës

Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 31 maj 2025, ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore relevante, përfshirë patrullat policore dhe Sektorin e Hetimeve, janë nisur në drejtim të vendngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, me ç’rast edhe është kryer kontroll në atë lokacion.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
 Dy armë automatike,
 Një pushkë gjuetie,
 Një pistoletë,
 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe
 Disa gëzhoja.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, meshkuj të moshës madhore, të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre. Me vendim të
Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa është iniciuar rast në përputhje me legjislacionin penal në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprimtari të dyshuar që cenon sigurinë.

Read Previous

Netanyahu: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Read Next

Bentley rikthen modelin 100-vjeçar në prodhim