Arkivi i shkollës “Ukshin Miftari” tani në gjendje të mirë, falë punës së stafit arsimor

Shkolla ‘’Ukshin Miftari’’ në fshatin Skivjan si një institucion i rëndësishëm i arsimit në Kosovë ruan ende me shumë kujdes arkivin që nga viti 1945. Referuar arkivit të shkollës dhe dokumenteve që gjenden këtu, deri në vitin 1950 këto dokumente janë të grumbulluar ndërkaq tutje fillon klasifikimi i tyre.

Drejtori i kësaj shkolle Shefqet Dinaj është shprehur se së bashku me stafin arsimor të këtushëm nga viti 2019 kur ai u emërua drejtor puna e parë e tij ishte sistemimi i arkivit të shkollës pasi që e kishte gjetur në gjendje të mjerueshme.

Materiali i viteve të 90-ta është ai i cili dallon nga materialet e viteve të tjera, shkak i kësaj ishte lufta në Kosovë, stafi arsimor i asaj kohe kishte improvizuar ditarët shkollor në disa fletore të bardha por gjithsesi në cilëndo formë qofshin ato ruhen si vlera më e qmueshme e këtij institucioni

Dinaj mes tjerash  u shpreh se do të vazhdoj të jap kontributin e tij së bashku me gjithë stafin pasi që kujdesi dhe mirëmbajtja e shkollës janë primare.

Read Previous

Vaksina antiCOVID, gjermanët të interesuar për Novavax

Read Next

Disa linja ajrore anulojnë fluturimet për në Ukrainë