Arkeologët italianë zbulojnë 24 statuja bronzi të ruajtura për 2300 vjet

Ata gërmuan pa u ndalur për javë të tëra, përpara se 24 statujat prej bronzi të gjetura në shenjtëroren e San Casciano dei Bagni të fillonin të dilnin në sipërfaqe.

Gati 50 arkeologë u vunë në veprim për të shkuar deri në tre metra thellësi, duke arritur në fund të rezervuarit të madh.

Kurse pjesa tjetër prej balte ka ruajtur pothuajse në mënyrë të përsosur artefaktet që datojnë 2 mijë e 300 vjet më parë.

Dhe nuk mbyllet me kaq.

Operatorët e përfshirë në gërmim mund të vazhdonin punën e tyre duke shkuar nën portikun e Medicit, i cili për disa shekuj fshihte zonën e gërmimit.

Shtrirë në fund të pellgut të madh romak, statuja e bukur duket sikur fle. Pranë është Hygieia, perëndeshë e shëndetit që ishte e bija e Asklepit, një gjarpër i mbështjellë në krahun e saj.

Pak më tutje, ende pjesërisht të zhytur nga uji, duket Apolloni dhe më pas përsëri hyjnitë dhe perandorët.

Nga gërmimet në San Casciano dei Bagni, në Toskanë, u zbuluan mbi 24 statuja bronzi me mjeshtëri shumë të rafinuar, pesë prej të cilave gati një metër të larta, të gjitha të paprekura dhe në gjendje të përsosur.

“Një zbulim që do të rishkruajë historinë dhe mbi të cilin tashmë janë në punë më shumë se 60 ekspertë nga e gjithë bota”, ka treguar arkeologu Jacopo Tabolli.

Ai ka drejtuar projektin me grantin e Ministrisë së Kulturës dhe mbështetjen financiare të bashkisë së vogël.

Sipas tij, ky është një thesar “absolutisht unik”.

Thesari shoqërohet po ashtu me një sasi të pabesueshme mbishkrimesh në etruskisht dhe latinisht, si dhe mijëra monedha.

Tanimë, ministri i ri i Kulturës Gennaro Sangiuliano ka vizituar laboratorin e restaurimit që sapo ka mirëpritur statujat.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm që konfirmon edhe një herë se Italia është një vend i krijuar me thesare të pafundme dhe unike”, ka thënë ai.

“Shtresimi i qytetërimeve të ndryshme është unik në kulturën italiane”, ka shtuar ministri.

/Corriere della Sera/Albanianpost.com

Read Previous

E pazakontë në aeroport, pasagjerit i gjejnë armë brenda një pule

Read Next

“Vrasësit e planetit”, NASA po monitoron 3 asteroidë potencialisht të rrezikshëm