Ariana Grande fiton titullin e 20-të të Rekordeve Botërore Guinness

Ariana Grande po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e saj.

Veprimi i fundit i yllit botëror është fitimi i titullit të saj të 20-të të Rekordeve Botërore Guinness.

Rekordet Botërore të Guinness javën e kaluar njoftuan se vlerësimi më i ri për Grande është ‘debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100”, me pesë të renditura në krye të top listave.

Disa nga titujt e tjerë të rëndësishëm të Rekordeve Botërore të Guinness së Grande përfshijnë:

Më e transmetuara në Spotify brenda një jave (artiste femër)

Artistja femër më e ndjekur në Spotify

Artistja që ka zënë pozitat e para në tabelë edhe në ShBA

Artistja me më së shumti (40) hyrje në tabela në ShBA

Artistja me këngët më të transmetuara në Spotify brenda një jave

Artistja femër me më së shumti abonues në YouTube

Artistja me albumin më të transmetuar brenda një jave në ShBA.

Artistja me më së shumti nominime në MTV EMA për ‘Bashkëpunimin më të mirë’

Artistja me këngët më të transmetuara në një javë në listat e Billboard

Artistja femër me më së shumti dëgjues në Spotify

Albumi i gjashtë dhe më i fundit i Arianas, “Positions”, u publikua më 30 tetor 2020. Ky i fundit u rendit në vendin e parë në Billboard dhe qëndroi deri më 7 nëntor 2020.

Debutimet e tjera në vendin e parë të ikonës së muzikës pop përfshijnë: “thank u, next”, “7 rings”, “Stuck with U” dhe “Rain on Me”. /KultPlus.com

Read Previous

“Synime”, ekspozita që shpalos kontributin e grave në fushën e artit pamor

Read Next

​KOMF: Mbani fëmijët larg aktiviteteve zgjedhore