Arian Azemi bashkohet me KB Vëllaznimin

Hap pas hapi, Vëllaznimi po vazhdon të kompletohet për sezonin e ri dhe Arian Azemin është një nga përforcimet më të reja të ekipit.

Djaloshi i lindur dhe rritur në Brooklyn të SHBA-ve, por me rrënjë shqiptare, ka vendosur t’i bashkohet familjes kuqezi duke refuzuar oferta të tjera për të qenë pjesë e një klubi më shumë se sportiv-familje.

Në dy sezonet e fundit, ai ishte një figurë kyçe në suksesin e Istogut, fillimisht duke udhëhequr ekipin drejt inkuadrimit historik në Superligë e pastaj në garat elitare, kishte një mesatare mbresëlënëse prej 14.6 pikësh, 4.4 kërcimesh dhe 4.9 asistimesh në 27 ndeshje, Ariani ka treguar se është një lojtar që sjell energji dhe përkushtim në parket.

Përpos Kosovës, Ariani ka një karrierë seniore që e filloi dhe e mbaroi duke diplomuar në Rowan University Profs në shtetin e New Jersey ai gjithmonë ka treguar se është i përgatitur për të dhënë më të mirën në çdo sfidë.

Read Previous

TikTok kundërshton pretendimet e SHBA për lidhjet me Kinën në apelin gjyqësor

Read Next

Mbi 2 mijë joba trafiku nga Policia brenda 24 orëve