Ari thyen çdo rekord, arrin për herë të parë në histori 5.600 dollarë për ons

Çmimi i arit ka shënuar një rekord tjetër historik, duke arritur për herë të parë nivelin 5 mijë e 600 dollarë për ons, teksa investitorët po orientohen masivisht drejt metaleve të çmuara në kushtet e pasigurisë së zgjatur globale.

Rritja e fortë e arit vjen në një periudhë trazirash politike, ekonomike dhe tregtare që kanë vijuar për gati një vit, duke tronditur tregjet financiare dhe besimin e investitorëve.

Sipas analistëve, kjo nuk është thjesht një lëvizje tregu, por një sinjal paralajmërues për zhvillime më të thella.

Ekspertët theksojnë se rendi global i ndërtuar gjatë 80 viteve të fundit, përfshirë sistemin financiar dhe monetar ndërkombëtar, po vihet nën presion serioz. Rritja e kërkesës për ar tregon shqetësime në rritje mbi stabilitetin e institucioneve tradicionale dhe monedhave kryesore.

Se sa do të mund t’i rezistojë ky sistem këtij “testi stresi” do të varet kryesisht nga vendimet politike që do të merren nga fuqitë kryesore botërore në muajt në vijim.

Deri atëherë, pritet që interesi për arin dhe metalet e tjera të çmuara të mbetet i lartë. /Albanianpost.com

Read Previous

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Read Next

Sondazhi: 66% e amerikanëve besojnë se diskutuimi për dështimet e vendit është i rëndësishëm