Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një sondazh në SHBA zbuloi se 66 për qind e pjesëmarrësve e konsiderojnë shumë të rëndësishme diskutimin rreth dështimeve dhe mangësive në historinë e vendit, transmeton Anadolu.
Kompania “Pew Research” me seli në SHBA publikoi raportin e saj mbi një sondazh të kryer në nëntor 2025, në të cilin 10.357 amerikanë të rritur u pyetën për pikëpamjet e tyre lidhur me arritjet (sukseset) historike të vendit të tyre.
Sipas kësaj, 66 për qind e pjesëmarrësve e konsideruan diskutimin e sukseseve dhe pikave të forta të SHBA-së në histori si “mjaft” dhe “shumë” të rëndësishme.
Në mënyrë të ngjashme, 66 për qind e pjesëmarrësve njoftuan se e konsiderojnë gjithashtu diskutimin e dështimeve dhe mangësive të SHBA-së në histori si “mjaft” dhe “shumë” të rëndësishme.
Sondazhi tregoi se votuesit republikanë ishin më pak të prirur sesa demokratët për të deklaruar se diskutimi i dështimeve dhe mangësive historike është i rëndësishëm. /Anadolu Agency/