Argjentina publikon listën e lojtarëve të ftuar për kualifikueset e Kampionatit Botëror

MELBOURNE, AUSTRALIA – JUNE 09: Lionel Messi of Argentina leaves the field during the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar në ekipin e tij kombëtar për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Lista përbëhet nga shumë lojtarë që luajnë në klubet evropiane dhe përfshinë emrat të mëdhenj, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi, Scaloni i ka ftuar 30 lojtarë, përfshirë veteranët Sergio Aguero, Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi.

Paulo Dybala i Juventusit dhe Mauro Icardi i PSG-së nuk janë ftuar.

Vendi i Dybalas në skuadrën e Argjentinës pak para Kupës së Amerikës është në rrezik serioz. 27-vjeçari mungoi shumicën e sezonit shkaku i lëndimit, por ai u rikthye javë më parë dhe është plotësisht i gatshëm për lojë./eo/

Read Previous

Kërkesa e naftës pritet të rritet 6 për qind në vitin 2021

Read Next

Tri mënyra për të zhdukur mizat nga ushqimet