Ardon Jashari shkëlqen në Belgjikë

Mesfushori i talentuar i Club Brugge, Ardon Jashari, është shpërblyer me dy çmime të mëdha në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të “Jupiler Pro League”, që u mbajt të hënën në Antwerp, shkruan Gazeta Sinjali.

22-vjeçari u zgjodh lojtari i sezonit, ndërsa rrëmbeu edhe çmimin për talentin e sezonit, falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë edicionit. Ai mori 10.77 për qind të votave nga futbollistët e klubeve pjesëmarrëse në elitën e futbollit belg, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj, përfshirë kapitenin e skuadrës së tij, Hans Vanaken.

Reprezentuesi i Zvicrës ka pasur një sezon të ngarkuar e produktiv me fanellën e Club Brugge, duke luajtur 52 ndeshje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Moska kritikon Merz pas deklaratës për lejimin e armëve me rreze të gjatë veprimi për Kievin

Read Next

Kaosi në paradën e Liverpoolit përfundoi me pothuajse 50 persona të lënduar