Ardian Mema: Trajneri ta lexojë mirë lojën ndaj Spanjës

Trajneri Ardian Mema thotë se duhet shfrytëzuar shansi në ndeshjen ndaj Spanjës, për të arritur kualifikimin.

Mema u shpreh se trajneri Sylvinho duhet ta lexojë mirë lojën kundër iberikëve.

“Spanjën e kam parë në fazën difensive, është shumë e fortë. Flas si skuadër. Kjo është pjesa që Spanja është shumë mirë. Ne kemi arritur këtu dhe kërkojmë më shumë nga sa kemi mundësi. Shansi duhet shfrytëzuar. Më e rëndësishme është që stafi menaxhues ta menaxhojë dhe ta lexojë lojën. Spanja ka individë shumë të mirë”, theksoi ai./abcnews.al

Read Previous

Balliu: Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca

Read Next

Çekia: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE sjell më shumë siguri