Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empoli-t ka marrë vlerësimin e duhur.
Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023-24. Së bashku me të, në listën e publikuar nga “Sofascore” renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.
Një lajm i shkëlqyer ky jo vetëm për Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empoli-t, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.
/albanianpost/