Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet lokale të tetorit ka vendosur t’ia ofrojë Gjakovës për kryetar Ardian Gjinin i cili edhe tani udhëheq në këtë komunë.https://www.syri-vision.tv/
Në ceremoninë e shpalljes zyrtare të kandidaturës i pranishëm ishte lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili para anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij subjekti politik tha se qeverisja komunale në krye me Gjinin ka qenë fuqia e Aleancës dhe legjislatura më aktive në vend. Andaj jo vetëm përkrahja e kryesisë dhe e simpatizantëve të AAK-së por edhe ajo e aleatëve shtetëror do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme për komunën e Gjakovës, ka thënë tutje Haradinaj.
Në anën tjetër kandidati për kryetar dhe njëherit edhe kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini gjatë këtij tubimi ka përmendur disa nga projektet që ka realizuar gjatë qeverisjes së tij e të cilat tha se kanë qenë në infrastrukturë, arsim, ekonomi, kulturë, sport e të tjera.https://www.syri-vision.tv/
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Gjini ka theksuar se për gjysmë mandati mbi 50% e të hyrave vetanake janë rritur më shumë në komunën e Gjakovës. Po ashtu në 4 vitet e ardhshme do të punohet edhe më shumë, sepse kemi ende punë për të bërë për qytetin i cili është ngritur në këmbë falë investimeve që kemi realizuar, ka shtuar Gjini duke kërkuar mbështetjen për edhe një mandat tjetër. https://www.syri-vision.tv/
Theksojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, saktësisht me 17 tetor. https://www.syri-vision.tv/