Ardian Gjini do të jetë përsëri kandidat për kryetar të Gjakovës

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se do të garojë edhe në zgjedhjet lokale të tetorit që mbahen këtë vit.

Ai ka thënë se të gjitha premtimet që i kishte dhënë katër vite më parë thuajse i ka kryer, ndërsa premton se poashtu do t’i kryejë edhe premtimet e reja që do t’i japë, nëse qytetarët ia besojnë edhe një mandat për ta drejtuar komunën.

“Po patjetër (do të garojë), do ta bëjë më të mirën për të fituar, por janë qytetarët ata që vendosin kë duan ta kenë kryetar”, ka thënë Gjini në Reporteri/Intervista.

Ai ka premtuar projekte të mëdha zhvillimore.

“Për të ardhmen do të ketë premtime të reja, këto që i kam bërë janë si element për me ju garantu qytetarëve që unë i mbajë premtimet. Do të ketë projekte shumë të mëdha zhvillimore në të ardhmen për Gjakovën”, ka deklaruar Gjini./ATV

Read Previous

12 433 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Read Next

Neurologu Shala tregon se Covid-19 rrit mpiksjen e gjakut në tru