Bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore. Kjo bën që të rritet edhe qarkullimi në pikat kufitare.
Megjithatë, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, deri mëngjesin e të hënës nuk ka ndonjë fluks të madh të automjeteve në hyrje apo dalje të vendit, shkruan Reporteri.net.
Nga 3 deri në 5 minuta janë pritjet në të gjitha pikat kufitare, kjo deri në të dhënat e publikuara nga MPB deri në orën 06:55 të mëngjesit të sotëm.
Megjithatë ditët në vijim pritet të shtohet fluksi në pikat kufitare, pasi ardhja e mërgimtarëve për pushime në vendlindje do të jetë më e madhe.
/reporteri/