Arben Gashi: Prokuroria të sqarojë kush gënjeu për sigurimin e vaksinave

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi Prokurori i Shtetit e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale

“Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, theksuar se Prokuroria e Shtetit do të duhej të hetonte ministrin për mosfurnizim të vendit me vaksina.

Postimi i plotë i Gashit:

“ Prokuroria e shtetit do të duhej të hetonte ministrin për mosfurnizim të qëllimshëm të vendit me vaksina, mbështetur në email-at e publikuar nga gazeta online Insajderi.Gjithsesi , sapo u konfirmua nga Prokuroria e Shtetit se kanë inicuar rast për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, duke u mbështetur në konferencën e Ministrit të Shëndetësisë ku u demantua lajmi për sigurim të vaksinave.Duke qenë një lajm me rëndësi të posaçme, me qëllim informimin e publikut lidhur me çështje të një rëndësie jetike, media vetëm ka bërë punën e saj.Tash janë dy çështje që Prokuroria duhet të sqaroj për organet e drejtësisë dhe qytetarët:– A ka gënjyer Ministri i Shëndetësisë mbrëmë kur demantoi lajmin për sigurim të vaksinave – gjë që është dashtë të shoqërohet me padi për shpifje ndaj gazetës në fjalë?;– Apo lajmi i gazetës online Insajderi.org paska qenë në fakt i vërtetë dhe është cilësuar tashmë si zbulim i fshehtësisë zyrtare?”, ka shkruar Gashi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar sot se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

Ndërsa, drejtori i portalit “Insajderi”, Parim Olluri ka njoftuar se sot është marr në intervistim nga krimet e Rënda të Policisë së Kosovës për inicimin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, kjo pas publikimit të një informate të premten sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID Pfizer dhe BioNetch.

Read Previous

Kusari: Intervistimi i gazetarëve shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve

Read Next

Parim Olluri: Shpëtuam, pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik