Arb Manaj i pandalshëm, shënon katër gola në kuadër të Kupës së Turqisë

Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, ka arritur të realizojë katër gola në Kupën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen rivale, pasi ia doli të shënonte jo një, por katër herë në port e Sanliurfaspor.

Manaj me Bandirmaspor shënuan fitore me rezultat 5:0, për të kaluar kështu në 1/32 e finales.

Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 8-të, 51′, 81′ e 91′, derisa golin tjetër e realizoi Suleyman (39′).

Manaj ka treguar lojë të madhe duke i dhënë leksion rivalit.

Ndryshe Manaj ishte futbollist i Trepçës ’89.

/Telegrafi/

Read Previous

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19

Read Next

SBASHK-u takohet me Sveçlën dhe Nagavcin