Pas gati dy vitesh nga lansimi i modelit të fundit, Apple pritet të prezantojë Apple Watch Ultra 3 këtë shtator, gjatë ngjarjes vjetore të prezantimit të iPhone-it dhe pajisjeve të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas parashikimeve, Apple Watch Ultra 3 do të sjellë përmirësime të ndjeshme, përfshirë një ekran të ri LTPO3 OLED me rifreskim më të shpejtë në modalitetin “always-on” dhe dukshmëri më të mirë nga kënde të ndryshme – teknologji e përdorur tashmë në Watch Series 10.
Ora pritet të pajiset me çipin S10 ose një të ri S11, që mund të përfshijë funksione të zgjuara me inteligjencë artificiale (AI) për sistemin operativ të ri watchOS 26.
Ndër risitë më të mëdha teknologjike janë: detektimi i përmirësuar i tensionit të lartë të gjakut, lidhje satelitore për komunikim në zona pa sinjal celular. mbështetje për rrjetin 5G.
Këto veçori e bëjnë Watch Ultra 3 një zgjedhje ideale për aventurierët dhe ata që kalojnë shumë kohë në natyrë.