Apple mund të prezantojë një iPhone edhe më të shtrenjtë në vitin 2024, modeli i quajtur ‘Ultra’

Nëse mendoni se iPhone-ët e fundit ishin shumë të shtrenjtë, Apple mund të jetë duke punuar në një model edhe më të shtrenjtë të smartfonit.

iPhone i ri ‘Ultra’ do të ishte një hap përpara nga modelet e tij iPhone Pro dhe Pro Max, sipas analistit të Apple, Mark Gurman.

Gurman beson se pajisja e re mund të prezantohet në vitin 2024 si pjesë e linjës së iPhone 16.

Vitin e kaluar, Gurman parashikoi që një model ‘Ultra’ mund të zëvendësonte markën Pro Max me iPhone 15 të këtij viti.

Por sipas teorisë së tij të fundit, Apple dëshiron të krijojë një nivel më të fuqishëm të iPhone-ve me Ultra.

Fuqia shtesë do të vijë me një kosto, duke e bërë modelin Ultra më të shtrenjtë se modeli më i shtrenjtë momentalisht i linjës së, së iPhone 14, iPhone 14 Pro Max që fillon nga 1,232 euro.

Pra, çfarë do të ofronte Apple në “Ultra” për të justifikuar çmimin e tepruar?

Gurman mendon se “ndoshta do të ofrojë përmirësime të mëtejshme të kamerës, një çip më të shpejtë dhe ndoshta një ekran edhe më të madh”. /Telegrafi/

Read Previous

Konjufca pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke

Read Next

Çfarë duhet të bëni gjatë dhe pasi ndodh tërmeti?