Apple mposht Samsungun – pas 13 vjetësh ia merr fronin në numrin e shitjeve

Apple për herë të parë ka mposhtur gjigantin teknologjik Samsung në numrin e shitjeve globalisht të telefonave.

Hera e fundit kur Samsung nuk ishte në krye të kësaj renditjeje ishte 13 vjet më parë, kur marka më e shitur e celularëve ishte Nokia.

Shifrat janë publikuar nga “IDC Worldwide Quarterly Mobile Phone Tracker” dhe thuhet se Apple kishte shitur më shumë telefona se Samsungu në vitin 2023.

Sipas tabelës së publikuar në internet, në top-pesshe renditen Apple, Samsung, Xiaomi, OPPO dhe Transsion. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Pse nuk ka vazhdime në Superkupën e Italisë 2024?

Read Next

Ushtria amerikane shkatërron raketat kundër anijeve Houthi