Apple heq dorë nga bisedimet për t’iu bashkuar raundit të investimeve OpenAI

Apple e ka lënë negociatat për të marrë pjesë në një raund financimi të OpenAI që pritet të mbledhë rreth 6.5 miliardë dollarë, tha Wall Street Journal të premten.

Gjigandi i teknologjisë kohët e fundit u hoq nga bisedimet për raundin, që do të mbyllej javën e ardhshme, tha gazeta, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.

Firma të tjera, si Microsoft dhe Nvidia, kanë qenë gjithashtu në bisedime për të marrë pjesë, thuhet në raport, duke shtuar se Microsoft pritej të investonte rreth 1 miliard dollarë pasi kishte derdhur tashmë 13 miliardë dollarë në kompani./reuters/

Read Previous

Kalon ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë, ndalohet nga policia

Read Next

Theo Hernandez barazon rekordin e legjendës Paolo Maldini te Milani