Anulohet edhe një ndeshje në Premier Ligë, shkak COVID-19

BOURNEMOUTH, ENGLAND – SEPTEMBER 15: Raindrops are seen on a Premier League logo prior to the Premier League match between AFC Bournemouth and Brighton and Hove Albion at Vitality Stadium on September 15, 2017 in Bournemouth, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Covid-19 ka futur në një kolaps Premier Ligën angleze, me disa skuadra që kanë në radhët e tyre të infektuar me virus, ku në një javë ka pasur plot 42 raste të reja.

Pas anulimit të ndeshjes mes Tottenham dhe Rennes në Conference League dhe ajo në kampionat mes Tottenham dhe Leicester City, për shkak se te “Spursat” Covid-19 ishte “ulur këmbëkryq” dhe kishin rezultuar disa lojtarë dhe pjestar të stafit pozitiv, ndërsa këtë herë Premier League ka anuluar ndeshjen mes Manchester United dhe Brentfordit, po për shkak të korona virusit.

Ndeshja është shtyrë për një moment të dytë, ndërsa pritet që gjatë kësaj jave të mësohet data e saktë. Ishte klubi i ‘Djajve të Kuq’ që në një reagim në rrjetet sociale njoftoi se Premier League ka dalë në vendimin e mos zhvillimit të këtij takimi.

/f.a/abcnews.al

Read Previous

Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Gjakovë

Read Next

​Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë vizitë në Kosovë