Sulmuesi i Manchester United, Antony duket se ka ndarë mendjen që të largohet nga klubi anglez në këtë merkato dimërore.
Mungesa e minutazhës së duhur ka bërë që braziliani të shikojë opsione tjera ku mund të luajë më shumë.
E për 24-vjeçarin, një destinacion në Spanjë duket si më i mundshmi.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Antony është pranë marrëveshjes me skuadrën e Real Betis.
Sipas tij, detajet përfundimtare të marrëveshjes janë duke u diskutuar, teksa marrëveshja do të jetë në formë huazimi deri në qershor, në të cilën nuk do të ketë ndonjë klauzolë opsioni për ta blerë kartonin e tij në mënyrë të përhershme.
Romano po ashtu shton Man United do të mbulojë një pjesë të pagës së brazilianit.