‘Anna Karenina’, kryevepra e Tolstoit vjen në Netflix

Kryevepra e famshme e Tolstoit, “Anna Karenina” do të vijë si një serial në Netflix.

Përkohësisht, titulli i serialit është “Anna K”, por do të ndryshojë sapo të përfundojë prodhimi. Seriali do të bazohet në romanin klasik, por do të jetë një version më modern, transmeton KultPlus.

Në sfondin e Rusisë moderne, seriali do të përqendrohet te figura e sekretares Anna Karenina, gruaja e guvernatorit të ardhshëm të Shën Petersburgut.

Lidhja e dashurisë me Vronskin, trashëgimtari i një perandorie alumini, do të jetë një nga çështjet kryesore që seriali pritet të trajtojë. Marrëdhënia e tyre do të fillojë të kriset, duke kërcënuar ekuilibrat delikate të marrëdhënieve familjare dhe jetën e tyre shoqërore.

Sipas informacioneve të para, rolin kryesor të Anës do ta marrë Svetlana Hotshenkova.

Skenaristi i serialit, Roman Kador tha: “Sjellja e Anna Karenina në Rusi në shekullin të 21-të dhe në të njëjtën kohë, ta njohësh atë me të gjithë botën në gjuhën e saj, përmes kësaj mrekullie, të quajtur Netflix, është një ëndërr për mua. / KultPlus.com

Read Previous

Unitedi i gatshëm të dyfishojë pagën e Varanes

Read Next

5 gjëra që duhet të dini para se të hypni në një taksi