Anija shqiptare “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anije të NATO-s në Egje

Anija ORIKU P-132 zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijet e SNMG2 Taskunit 01 në ujërat e Detit Egje.

Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s.

Në këtë stërvitje morën pjesë anijet FGS PLANET A1437, HS KALYPSO M64, TCG KARABIGA P1205 dhe ORIKU P-132.

Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar. /ATSH/

Read Previous

Polonia dhe Ukraina bien dakord për zhvarrosjen e viktimave të masakrës së Luftës së Dytë Botërore në Volhynia

Read Next

Media amerikane: Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025