Angli-Shqipëri, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja mes Anglisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në këtë ndeshje, Anglia rikthehet nga barazimi 1:1 me Hungarinë, kurse Shqipëria rikthehet nga humbja minimale 1:0 kundër Polonisë.

Të dy këto kombëtare gjenden në Grupin I të këtyre kualifikimeve së bashku me Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën.

Momentalisht, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara Anglia zë vendin e parë në këtë grup me gjithsej 20 pikë, ndërsa Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë me 15 pikë, dy sosh larg vendit të dytë Polonisë.

Në ndeshjen e sotme, tek të dy kombëtaret do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Anglinë nuk do të paraqiten Rice, Ward-Prowse dhe Rashford, kurse te Shqipëria do të mungojnë Djimsiti dhe Manaj.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones,Maguire; Chilwell, Phillips, Henderson, James; Sterling, Kane, Foden

Shqipëria (3-4-2-1): Strakosha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Bare, Gjasula, Trashi; Bajrami; Cikalleshi, Uzuni

20:45 Anglia – Shqipëria (Stadiumi Wembley)/KP

Read Previous

Tubimi përmbyllës i AAK-së në Gjakovë

Read Next

Tubimi përmbyllës i LVV-së – Hapësirë e sponsorizuar nga LVV