Pas sfidës së parë çerekfinale në Kupën e Botës së kësaj të shtune mes Marokut dhe Portugalisë (ora 16:00), dita do të mbyllet me takimin mes Anglisë dhe Francës. Ndeshja e cila do të fillojë nga ora 20:00 do të jetë dhe e fundit për raundin çerekfinal. Skuadrat fituese nga secili prej dy çifteve do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale.
Më herët, të premten Kroacia dhe Argjentina kaluan në gjysmëfinale. Kroatët mundën Brazilin me penallti. Dhe po me penallti argjentinasit arritën të kualifikoheshin përballë Holandës.
Kjo do të jetë përballja e tretë e Anglisë në Kupën e Botës kundër Francës, ku “Tre Luanët” kanë fituar dy të mëparshmet, 2-0 në 1966 dhe 3-1 në 1982. Të dyja në fazën e grupeve.
Franca ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit me Anglinë në të gjitha kompeticionet (5F, 2B). Një humbje 2-0 në një miqësore në nëntor 2015. Kjo do të jetë ndeshja e parë mes kombeve që nga qershori 2017, kur “Les Bleus” fitoi 3 -2 në një miqësore.
Anglia është eliminuar në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit me eliminim direkt kundër kombeve të tjera evropiane në Kupën e Botës. Nga ana tjetër, Franca ka eliminuar tetë nga 10 kombet e fundit evropiane në fazat e eliminimit të Kupës së Botës (përfshirë vendin e fundit dhe vendin e tretë/katërt).
Franca është mbajtësi i parë i trofeut që arrin në çerekfinale të Kupës së Botës që nga Brazili në 2006. Ata kanë tri fitore në Kupën e Botës 2022, ndërsa Brazili në 2006 (4) ishte i vetmi mbajtës i titullit që kishte fituar më shumë në një turne të këtij shekulli.
Gareth Southgate mund të bëhet trajneri i parë i Anglisë që arrin dy gjysmëfinale të Kupës së Botës (që nga viti 2018). Anglezët më parë kishin arritur vetëm në gjysmëfinale të turneut në 1966 nën Alf Ramsey dhe 1990 nën Bobby Robson.
Anglia mund të fitojë tre ndeshje radhazi në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1990. “Tre Luanët” fituan tre nga katër ndeshjet e tyre në Kupën e Botës 2022. Vetëm në vitin 1966 ata kanë regjistruar më shumë suksese në një edicion të vetëm të turneut (pesë, kur fituan titullin).
Franca është e pamposhtur në 13 ndeshjet në të cilat Kylian Mbappe filloi, mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Duke fituar të nëntë ndeshjet me të nga minuta e parë në Kupën e Botës. Klasa e ’98 realizoi nëntë gola në 13 paraqitje si titullar midis Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.
Anglia ka shënuar 12 gola në katër ndeshje në këtë Botëror dhe nuk ka bërë kurrë më mirë në një turne të vetëm midis Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. 12 gola gjithashtu në Kupën e Botës 2018. Përveç kësaj, në 2022 Anglia shënoi me tetë lojtarë të ndryshëm, një rekord për “Tre Luanët” në një edicion të vetëm midis Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian (përjashtuar autogolat).
Harry Kane shënoi 52 gola me Anglinë, vetëm një më pak se rekordi i të gjitha kohërave të Wayne Rooney për “Tre Luanët” (53). Nga ato 52 gola, 11 u shënuan midis Kupës së Botës (7) dhe Kampionatit Evropian (4), një rekord për “Tre Luanët”, përpara Gary Lineker (10, të gjithë në Kupën e Botës).
Olivier Giroud ka shënuar tre gola për Francën në Kupën e Botës 2022. Vetëm Mbappe ka bërë më mirë këtë turne për “Les Bleus” (pesë). I vetmi lojtar i moshës 36 vjeç e lart që ka shënuar më shumë se tre gola në një Botëror të vetëm ishte Roger Milla, për Kamerunin në vitin 1990 (katër gola në moshën 38-vjeçare). /Albanianpost.com