Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg pritet të takohet me Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më 4 nëntor për të diskutuar ratifikimin e Suedisë nga Ankaraja dhe anëtarësimin e  Finlandës në aleancë, sipas një zyrtari të lartë turk.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Turqinë më 4 nëntor”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Ai shtoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të pritet nga Erdogan më 8 nëntor. Stoltenberg kishte njoftuar të mërkurën se do të vizitonte Turqinë së shpejti.

Një zëdhënës i Christerson i pyetur për këtë çështje nuk konfirmoi datën e vizitës së kryeministrit suedez në Ankara. Deri më sot, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, i cili duhet të miratohet unanimisht. Vetëm Hungaria dhe Turqia kundërshtojnë anëtarësimin.

Erdogan ka kërcënuar që nga maji se do të bllokojë anëtarësimin e të dy vendeve, duke i akuzuar vendet se po strehojnë kurdët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Ankaraja i konsideron grupe terroriste.

Javën e kaluar presidenti turk paralajmëroi sërish se parlamenti turk nuk do ta ratifikojë anëtarësimin derisa të plotësohen kërkesat e Turqisë.

/abcnews.al

Read Previous

Për shkak të punimeve, ndalohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Ali Hadri” në Gjakovë

Read Next

Laura Fazliu lufton për medaljen e artë në Evropianin e xhudos U23