Anëtarësimi i Kosovës në KiE, shefi i OSBE-së: Nuk ka shumë kohë për të humbur

Shefi i OSBE-së, Ian Borg, ka thënë se nuk ka shumë kohë për të humbur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai, në një konferencë për media në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se KiE i ka vendimet e veta që do t’i marrë, dhe se nuk është ai për të gjykuar se kush është në linjë apo jo, kur u pyet se si e sheh lobimin e Serbisë për mosanëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

“Mirë, nuk jam këtu për të gjykuar kush është në linjë. Këshilli i Evropës i ka rregullat e veta dhe kur aplikimi do të bëhet apo do të vijë, KiE do t’i marrë vendimet e veta në formë demokratike”.

“Secili pjesëmarrës do të votojë si të dojë, KiE do të marrë vendimet së shpejti dhe nuk ka shumë kohë për të humbur”, ka thënë Borg. /Klankosova.tv

Read Previous

Turizmi, jehonë në mediat e huaja: Shqipëria, një nga destinacionet evropiane më të mira për pushime në 2024

Read Next

Temperaturat maksimale deri në 26°C, pasdite parashihet shi