Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka deklaruar se është normale që Luka Modric të mos ndjehet i lumtur, pasi ka luajtur shumë pak.
Megjithatë tekniku i “Los Blancos” theksoi se përtej kësaj kroati nuk do të largohet në janar.
“Ai nuk do të largohet në janar. Unë flas me Modric çdo ditë sepse e shoh atë çdo ditë. Është e qartë se ai nuk është i lumtur që nuk luan, sepse ai ka luajtur gjithë jetën e tij, por ai është ende entuziast, ai e di që askush nuk mund të japë kontributin e tij, ka një karizëm mbresëlënës në dhomat e zhveshjes. Për shokët e tij ai është themelor. Është e qartë se fakti që ai nuk luan ndikon tek ai dhe ata që e duan, nga tifozët te shokët e skuadrës. Ne të gjithë e duam shumë”-tha italiani.
Më tek tekniku i madrilenëve foli edhe për Botërorin 2030, për të cilin tha se finalen duhet ta zhvillojë në “Bernabeu”, pasi sipas Ancelotti është stadium më i mirë në botë.
“Finalja duhet të luhet në Madrid, sepse Madridi është kryeqyteti i Spanjës dhe duhet të luhet në Bernabeu sepse Bernabeu është dhe do të jetë stadiumi më i mirë në botë. Thjesht për këtë.”-u shpreh Carlo Ancelotti. /SuperSport.al/