Amorim i mahnitur nga ylli i Man United

Ruben Amorim ka emëruar një lojtar për të cilin ai beson se do të ketë rëndësi të madhe në sistemin e tij pas ndeshjes së tij të parë në krye të Manchester United e cila përfundoi baras 1-1 ndaj Ipswich Town.

Marcus Rashford shënoi për t’i dhënë epërsinë mysafirëve pas vetëm 80 sekondave lojë, por Omari Hutchinson realizoi më vonë për të barazuar shifrat në 1-1 me një super gol.

Përkundër barazimit, tekniku portugez ka përjetuar disa shenja premtuese nga kjo ndeshje, veçanërisht sa i përket lojtarëve të cilët mund të përshtaten në sistemin e tij 3-4-3.

39-vjeçari bëri disa befasi në formacionin titullar, siç ishte rasti i Amad Diallos i cili asistoi tek goli i Rashford dhe u aktivizua në një pozicion të panjohur për të.

Po ashtu ndryshim pozicioni pati edhe Nouassir Mazraoui i cili në këtë sfidë ishte aktivizuar në rolin e qendërmbrojtësit.

“Ishte shumë e vështirë për ta (lojtarët, të adaptohen me formacion të ri). Ata po mendonin se çfarë duhet të bëjnë. Nuk ishte e rrjedhshme, diçka normale pas vetëm dy seancash stërvitore, por ata u munduan shumë”.

“Ata gjithashtu kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Unë jam shumë i lumtur sepse ata tentuan, por mund të bëjnë shumë më mirë”, ka thënë Amorim.

“Ne nuk kemi shume qendërmbrojtës në dispozicion kështu që duhet t’i adaptojmë disa lojtarë. Mendova se Noussair Mazraoui ka bërë shumë mirë”.

“Ai është shumë i zgjuar dhe shumë i rëndësishëm për ne. Ai mund të luajë kudo dhe ky lloj i lojtarit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Read Previous

Rusia thuhet se po rekruton luftëtarë nga Jemeni përmes ndërmjetësve Houthi

Read Next

Tjetër tragjedi në ujërat greke